Përballje

Juventus mbyll javën në Serie A, pret Crotone-n


Ishte javë me shumë ngjarje në Serie A, nga fitorja e Lazio-s, te fitorja e Inter në derbi, deri te dështimi i Napoli-t dhe Roma-s.

Nga këto rezultate, Juventus ka mundësinë të përfitoj që të lë kundërshtar prapa dhe të afrohet me kreun.

Bardhezinjtë të hënën në mbrëmje presin Crotone-n në “Allianz Stadium” për ndeshjen përmbyllëse të javës së 23-të.

Pritet të jetë ndeshje e lehtë për të përzgjedhurit e Pirlo-s përballë vendit të fundit përkundër që ka shumë mungesa.

Janë Arthur, Chiellini, Bonucci, Cuadrado, Dybala dhe Rabiot që mungojnë te bardhezinjtë.

Cuomo është e vetmja mungesë te musafirët.

Ndeshja vjen me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore