Sport

Juventus-i tjetër hap për Locatelli-n


Juventus-i ka intensifikuar kontaktet me Sassuolo-n për mesfushorin, Manuel Locatelli. Bardhezinjtë kanë hedhur në tryezë formulën e përfshirjes në marrëveshje të të rinjëve, Gianluca Frabotta-s dhe Nicolo Fagioli-t.

Ish-lojtari i Milan-it po merrë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke qenë edhe në qendër të projekteve për Kombëtaren e Italisë. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventus-it, po kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, pasi vlera e yllit të Sassuolo-s është rritur ndjeshëm dhe pas tij është edhe Manchester City.

Operacioni Locatelli nuk do të jetë i thjeshtë. Për kartonin e tij, Sassuolo kërkon 40 milionë euro. Por, marrëdhënia e mire mes dy klubeve dhe përfshirja e Frabotta-s dhe Fagioli-t, do e ulte njeshëm kartonin e mesfushorit.

Gjithashtu ekziston mundësia e afrimit të lojtarit dhe kartoni i tij të paguhet me këste, si Alvaro Morata, apo Federico Chiesa, në mënyrë që të mos jepet direkte një pages kaq e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore