Sport

Juventus-i shumë pranë transferimit të Denis Zakaria


Juventus-i do të bëjë dhe një lëvizje të fundit për mesfushorin zviceran, Denis Zakaria-n. Lojtari i Borussia Monchengladbach-ut është në muajit e fundit të kontratës dhe bardhezinjtë nuk do të presin për ta afruar me parametra zero.

“Zonja e Vjetër” do të largojë, Dejan Kulusevski-n këtë merkato. Suedezi është shumë pranë kalimit te Tottenham-i. Në vend të tij do të vijë, Zakaria. 25-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar një marrëveshje të re.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano pretendon se Zakaria është “opsioni i preferuar” i trajnerit të Juventus-it, Maximiliano Allegri.

Zakaria gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Angli, por një transferim në Premier League duket i pamundur në këtë fazë, sipas Romano-s.

Nëse nuk arrin të bind Zakaria-n dhe Gladbach-un, atëherë Juventus-i do të transferojë, Nahitan Nandez-in e Cagliari-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore