Përballje

Juventus-i shënon fitore të madhe në udhëtim tek Inter-i


Juventus-i ka shënuar fitore të madhe ndeshjen e xhiros së 27-të në Serie A, duke e mposhtur Inter-in me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 23-të kur Filip Kostic me një goditje precize la të shtangur portierin e Inter-it, Andre Onana-n.

Në vazhdim, vendasit kërkuan vazhdimisht golin e barazimit, por ishte e pamundur ndaj një mbrojtje të fortë sikurse ajo e bardhezinjve.

Në pjesën e dytë ishte gjithashtu Inter-i që dominoi lojën, por në përgjithësi nuk pati raste shumë serioze për gol.

Me këtë fitore, tani Juventus futet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se në këtë sezon iu hoqën 15 pikë.

Me këtë sukses, skuadra e Allegri-t ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Milan-i.

Ndërsa Inter-i mban vendin e dytë me 50 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore