Sport

Juventus-i për pazar te Lyon-i


Juventus-i pritet të ketë shumë ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm, pasi sezoni aktual deri tani është zhgënjyes dhe po tentohet rinovimi i ekipit. Sytë e Zonjës së Vjetër janë hedhur nga Lyon-i ku ndiqen me interes tre lojtarë, Houssem Aouar-i, Rayan Cherki dhe Memphis Depay, raporton Tuttosport.

Juventus-i dhe Lyon-i kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Të cilat kanë qenë edhe para se Mattia De Sciglio të huazohej te francezët.

Ish-mbrojtësi i Milan-it, De Sciglio do të mbetet në Lyon sipas mediave italiane, pasi këta të fundit kanë vendosur të kryejnë transferimin përfundimtar të tij.

Bardhezinjtë kërkojnë me ngulm Aouar-in. Për mesfushorin, italianët kanë qenë të interesuar edhe sezonin e kaluar, duke ofruar kartonin e Federico Bernardeschi-t plus para shtesë, por sulmuesi nuk pranoi të shkonte në Francë.

Juventus-i është rikthyer përsëri te 22-vjeçari, që ka kontratë deri në 2023 me Lyon-in dhe vlerësohet rreth 50 milionë euro. Përfshirja e De Sciglio-s në negociata mund ta uli paksa vlerën e kartonit të francezit.

Kapiteni i Lyon-it, Depay, është një tjetër lojtar që Juventus-i e ka ndjekur prej kohësh. Këtë sezon ai është aktivizuar në 31 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe ka dhuruar nëntë asiste. Vlerën e kartonit e ka rreth 45 milionë euro, por në verë i skadon kontrata dhe mund të afrohet me parametra zero.

Cherki është një nga zbulimet e Lyon-it. Vetëm 17-vjeçar, mesfushori i avancuar, këtë sezon është paraqitur në 24 ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar dy asiste.

Në ditët në vazhdim priten zhvillime në aksin Torino – Lion, ku nuk përjashtohen as lojtarë të tjerë të Juventus-it në drejtim të Lyon-it, si Bernardechi apo Douglas Costa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore