Sport

Juventus-i, pas lojtarit të Sampdoria-s


Juventus-i pritet të jetë shumë aktiv në merkaton e verës, sidomos në mesfushë dhe në sulm. Bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga talenti i Sampdoria-s, Mikkel Damsgaard-i.

20-vjeçari, që është dhe pjesë e Kombëtares së Danimarkës, këtë sezon ka luajtur 28 ndeshje nën drejtimin e Claudio Ranieri-n. Dy gola dhe katër asiste, për Damsgaard-in.

Sampdoria e transferoi në shtatorin e 2020-s nga Nordsjaelland-i për shifrën e 6.5 milionë eurove. Ndërsa, aktualisht vlen diçka më shumë se 15 milionë euro.

Pozicionin e preferuar në fushë, Damsgaard-i, e ka si sulmues i majtë, por përshtatet edhe si mesfushor qëndror dhe i avancuar.

Me Danimarkën u paraqit në kualifikueset e Kupës së Botës, para pak ditësh. Në ndeshjen kundër Moldavisë, të cilën Danimarka e fitoi me rezultatin 8-0, Damsgaard-i realizoi dy gola dhe asistoi po dy herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore