Sport

Juventus-i gati ta sakfrifikojë McKennie-n për Morata-n


Juventus-i po tenton që të kompletojë transferimin e Alvaro Morata-s nga Atletico Madrid-i.

Futbollisti ndodhet në vitin e dytë të huazimit dy vjeçar nga klubi madrilen.

Çmimi që Atletico Madrid-i e ka vendosur për të shërbimet e Morata-s, është 35 milionë euro.

Zonja e vjetër gjatë gjithë kohës është munduar që të ulë çmimin e futbollistit, por kjo nuk duket se është e mundur.

Atletico Madrid-i ka vendosur atë çmim, dhe kjo nuk do të ndryshojë, në asnjë rrethanë.

Në këtë mënyrë, Juventus-i i ka ofruar Juventus-it një futbollist në shkëmbim.

 

Bëhet fjalë për Weston McKennie, i cili kaloi një edicion shumë të mirë gjatë sezonit të kaluar, por nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë me Allegri-n.

Atletico është e interesuar për një mesfushor me cilësitë e McKennie-t, dhe oferta e Juventus-it mund të jetë lehtë e pranueshme.

Megjithatë, spanjollët kanë kërkuar disa muaj që të marrin vendimin, para se të kthejnë përgjigjen përfundimtare për Juve-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore