Sport

Juventus-i dhe Morata përsëri bashkë edhe sezonin e ardhshëm


Juventus-i pritet ta huazojë përsëri sulmuesin spanjoll të Atletico Madrid-it, Alvaro Morata-n. 28-vjeçari është një kërkesë e teknikut, Massimiliano Allegri dhe pritet t’i kushtojë 10 milionë euro bardhezinjëve.

Zyrtarisht, më 30 qershor përfundon huazimi i Morata-s në Torino dhe futbollisti do të kthehet në Madrid, por është jashtë planeve të teknikut Diego Simeone. Juventus-i është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për ta rimarrë përsëri spanjollin.

Sipas gazetes madrilene AS, Zonja e Vjetër do ta huazojë përsëri Morata-n, lojtarin që këtë sezon u paraqit në 44 ndeshje, duke shënuar 20 gola dhe gjithashtu dha 12 asiste.

Nga Juventus-i pritet largimi i Cristiano Ronaldo-s, që nëse ndodh atëherë Morata do të bëhet pika kryesore e referimit në sulmin e bardhezinjëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore