Përballje

Juventus fiton ndeshjen dramatike përballë Sampdoria-s


Juventus kanë arritur të fitojnë duelin përballë Sampdoria-s me rezultat 3:2 në xhiron e gjashtë të Serie A.

Tani më Juventus kanë arritur dy fitore radhazi në Serie A, pas një starti të keq në sezonën e re.

Ndeshja ishte e dominuar nga bianconerët të cilët kishin mundësi të shumta shënimi, të cilat nuk I shfrytëzonin shpesh.

Goli i parë erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 10-të pas një asistimi të Manuel Locatelli-t.

11 minuta pasi që shënoi, autori i golit, Dybala, u detyrua të largohej nga fusha me lot në sy pas një lëndimi.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Leonardo Bonucci shënoi nga pika e bardhë e penaltisë, ndërsa një minutë pas golit të italianit, Maya Yoshida shënoi për Sampdoria-n, për të ngushtuar epërsinë.

Me fillim të pjesës së parë, në minutën e 57-të Locatelli shënoi golin e tretë për Juventus-in, pas asistimit të Dejan Kulusevski-t.

Në minutën e 83-të, Sampdoria befasuan përsëri, duke shënuar me anë të Antonio Candreva-s, për rezultatin final të ndeshjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore