Sport

Juventus do të blejë Kean për ta shkëmbyer me lojtarin e PSG-së


Juventus-i do të blejë përfundimisht Moise Kean-in nga Everton-i këtë verë për ta larguar më pas nga skuadra.

Italiani është në huazim te bardhezinjtë, të cilat kanë të drejtën edhe për një vit tjetër huazim, para se të aktivizojnë të drejtën për ta blerë.

Por, “Zonja e Vjetër” do ta ekzekutojë menjëherë të drejtën për të blerë kartonin e sulmuesit dhe jo pa shkak. Ai nuk pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri, po do të përdoret për të arritur te mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes.

PSG pëlqen Kean-in dhe Juventus-i Paredes-in. Të dy lojtarët kushtojnë nga 30 milionë euro dhe duket biznes i mirë për dy klubet, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Kean ka luajtur një sezon te PSG-ja, si i huazuar nga Everton, ku realizoi 41 paraqitje, 17 gola dhe një asist.

Për sa i përket Paredes-it, argjentinasi ka qenë më parë në Serie A, në kohën kur aktivizohej me Roma-n.

Në elitën e futbollit italian, ai numëron 70 paraqitje, gjashtë gola dhe dy asiste.

Ndërsa, çështja e Angel di Maria-s duket se po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Anësori ka prnuar ofertën e Juventus-it me 7 milionë euro në sezon për një vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore