Përballje

Juve – Roma, Pirlo: “Të mos u japim atyre lirinë për kundërsulm”


Në prag të ndeshjes së madhe midis Juventus-it dhe Roma-s, që do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin Allianz, trajneri i bardhezinjëve në konferencë, Andrea Pirlo, e vlerëson shumë stilin e lojës së kundërshtarit të radhës:

“Do të jetë një ndeshje kundër një prej skuadrave që luajnë futbollin më të mirë në Itali. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ata janë të mirë në kundërsulme, dhe ne duhet të mos u japim atyre lirinë për të filluar në kundërsulm”.

Ndërsa për Dzeko-n, Pirlo flet me superlativë: “Dzeko është një lojtar i shkëlqyeshëm , por asgjë nuk ndryshon për ne sepse nëse ai nuk luan, sepse Mayoral, edhe ky një lojtar i shkëlqyeshëm. Për llojin e tyre të lojës ata ndryshojë pak”. Andrea Pirlo komenton situatën e sulmuesit të Romës dhe mendon për paketën mbrojtëse: “Chiellini dhe De Ligt, Bonucci dhe Demiral mund të luajnë së bashku, çiftet nuk janë të paracaktuara, ato ndërtohen në përshtatje me kundërshtarin. Ata janë 4 lojtarë të nivelit më të lartë që mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe ky është një avantazh i madh”.

Andrea Pirlo njofton dy mungesa për këtë ndeshje: Dybala dhe Ramsey, por ai i gëzohet momentit të shkëlqyeshëm të Cristiano Ronaldo-s: “Të shihje atë duke u stërvitur çdo ditë në moshën 36 vjeç ishte një surprizë, ai ende ka një pasion të madh dhe argëtohet dhe kjo është gjëja kryesore. Nëse e keni këtë pasion pasi i keni arritur të gjitha rekordet, jeni një hero”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore