Muzikë

Justin Bieber lë anash kritikat – mban koncertin në Arabinë Saudite


Justin Bieber - Artist

Këngëtari i famshëm kanadez, Justin Bieber, ka mbajtur koncertin e tij gjigand në “Jeddah Corniche Circuit” të Arabisë Saudite, ani pse i njëjti ishte kritikuar për qëndrimet e tij mbi të drejtat e njeriut në këtë vend.

Të dielën e 5 dhjetorit, ylli i hitit “Baby”, tashmë 27 vjeç, ishte paraqitur në skenën e koncertit, teksa kishte veshur pantallona atletike duke i kombinuar me një fanellë, ndërsa i tërë interpretimi lidhej me Çmimin e Madh të F1.

Bieber,  në koncertin e mbajtur në Arabinë Saudite ka performuar disa nga këngët e tij më të suksesshme, përfshirë “Hold on”, “Somebody” si dhe “Deserve You”.

Justin Bieber në koncertin e mbajtur në Arabinë Saudite.

Për t’i shprehur mbështetje, e pranishme në koncert ishte edhe gruaja e tij, modelja, Hailey Baldwin, e cila nuk ka hezituar të ndajë në Instagram edhe fotografi nga performanca e bashkëshortit të saj.

Këngëtarit ndër tjera i ishte bërë thirrje nga aktivistë për të drejtat e njeriut, që të mos performoj në një vend ku të drejtat e grave dhe burrave nuk janë të barabarta, si dhe homoseksualizmi është mëkat.

Por rreth kësaj çështjeje, muajin që lamë pas, kishte reaguar edhe Presidentja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut , Celine Assaf-Boustani, e cila tha se “do të ishte katastrofike për Justin Bieber, një artist me një ndjekës të gjerë global dhe që është i pëlqyer nga miliona, të përdoret si peng nga regjimi vrasës i MBS”.

Thirrjet e bëra karshi Justin Bieber.

“Si dikush që ka artikuluar një angazhim për të drejtat civile dhe drejtësinë sociale … duhet t’u qëndrojë besnik fjalëve të tij dhe të përdorë platformën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për mizoritë që kryhen çdo ditë në Arabinë Saudite, veçanërisht kundër anëtarëve të komunitetit LGBTQ+”, tha Assaf-Boustani për Bieber.

“Kjo performancë do të qëndronte në kontrast të plotë me vlerat thelbësore që ai pretendon se abonohet. Muzika nuk është thjesht një biznes, por edhe një formë arti me ndikim që nuk duhet të blihet nga një diktaturë brutale”, shtoi ajo.

Ndërkaq, midis figurave publike që kërkuan me ngulm që Justin Bieber të mos e mbante koncertin e tij, ishte edhe Hatiçe Çengiz, e njohur si e fejuara e kritikut të ndjerë saudit, Jamal Khashoggi, i cili u eliminua nga agjentët sauditë në Stamboll, gjatë tetorit të vitit 2018.

Një imazh video i Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, 2 nëntori 2018.

Studiuesja dhe aktivistjakishte botuar një letër, në të përditshmen amerikane “Washington Post”, ku i ka kërkuar të anulojë pjesëmarrjen, “për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm botës se emri dhe talenti juaj nuk do të përdoren për të rivendosur reputacionin e një regjimi që vret kritikët e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore