Futboll

Jurgen Klopp mohon se po kërkon të luajë me kundërshtarë përpara ndeshjes me United


Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, këmbëngul se ai nuk po luan lojëra mëndje përpara ndeshjes së së dielës kundër Manchester United pasi krahasoi numrin e penalltive të dhëna për të dy ekipet.

Duke folur pas humbjes 1-0 të Liverpool në Southampton në fillim të këtij muaji, Klopp pyeti pse United u dha “më shumë penallti në dy vjet sesa unë në pesë vjet e gjysmë”.

Liverpool-i pret të dielën United, dhe ish-gjyqtari i Premier League Mark Clattenburg, e ka akuzuar Klopp-in, gjatë një interviste në Sky Sports, për një “përpjekje flagrante për të ndikuar në një gjyqtar përpara një loje të madhe”.

Klopp-i ka kundërshtuar dhe ka qeshur me komentet e Clattenburg-ut, sipas të cilit, që ai ka provuar të fitojë një avantazh psikologjik përpara ndeshjes vendimtare në Anfield.

A jam i befasuar që dikush po flet për atë që thashë pas ndeshjes në Southampton? Jo,”- tha Klopp.

A jam i befasuar që Mark Clattenburg flet për këtë? Jo. Nuk jam i sigurt, mbasi ai u pyet për shumë gjëra. Nuk është mirë që shumë kohë pas karrierës së tij, të flasim për të. Unë nuk jam Sir Alex Ferguson, për arsye të ndryshme. Ai [Clattenburg-u] tha që ne tentuam diçka… lojëra mendjesh? Direkt pas ndeshjes me Southampton, nuk mendova asnjë sekondë për ndeshjen e United në atë moment” – tha Jurgen Klopp./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore