Kolumbiani doli negative në tamponin e fundit dhe konsiderohet i shëruar. Ai do t’i bashkohet ekipit në finalen e Superkupës kunder Napolit
Në situatën emergjente të Juventus-it, është tepër lehtësues lajmi i shërimit të Juan Cuadrado. Anësori kolumbian nuk është më pozitiv me Covid-19. Pas dy javësh me mungesa lojtarësh, juventinët rikuperojnë kështu një lojtar tepër të rëndësishëm pikërisht në vigjilje të finales së Superkupës kundër Napoli-t. Cuadrado i është bashkuar menjëherë grupit, çfarë konfirmohet nga vetë klubi torinez në faqen e tij zyrtare:
“Juan Cuadrado kreu, sipas protokollit, dy kontrolle me prova molekulare për Covid-19 me rezultate negative. Lojtari, pra, u rikuperua dhe nuk iu nënshtrua më regjimit të izolimit,. Ai do të bashkohet me ekipin në kampin e trajnimit Reggio Emilia gjatë ditës dhe është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh