Sport

Henry: Ju zhgënjeva, më vjen keq


Pronari i klubit të Liverpool-it, John Henry, i ka kërkuar falje klubit dhe fansave për shqetësimin e krijuar nga propozimi i Superligës.

Henry e mori gjithë përgjegjësinë mbi vete dhe kërkoi falje për “negativitetin e panevojshëm”.

“Në këtë rast, ju zhgënjeva, më vjen keq”.

Liverpool-i dhe pesë skuadra të tjera u larguan nga Superliga, pas reagimit të ashpër mbarë-botëror që kjo ligë shkaktoi.

“Projekti kurrë nuk do të vazhdonte pa mbështetjen e tifozëve”, tha Henry. “Gjatë këtyre 48 orëve, ju të gjithë ishit shumë të qartë që nuk duhet të vazhdojë”.

“Ne ju dëgjuam, unë ju dëgjova”.

Pesë ekipet e tjera të Premier League-s: Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, po ashtu, u tërhoqën të martën në mbrëmje.

Para mesazhit nga Liverpool-i, Jordan Henderson kishte organizuar një mbledhje mes kapitenëve të Premier League për të ngritur zërin kundër Superligës. Kjo mbledhje nuk u mbajt, për shkak se klubet e kuptuan mesazhin e tifozëve.

Edhe trajneri i Liverpool-it, Klopp, doli publikisht kundër Superligës.

Henry kërkoi falje ndaj trajnerit, futbollistëve dhe stafiy.

“Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë”, tha Henry, “ata e duan klubin dhe unë ju kërkoj shumë falje për gjithçka çfarë ka ndodhur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore