Përballje

Joshua harron Fury-n, do Wilder-in përballë


Boksieri britanik, Anthony Joshua, i është drejtuar boksierit amerikan, Deontay Wilder, se është gati për të negociuar për një ndeshje në Wembley vitin e ardhshëm.

Amerikani u rikthye fundjavën e kaluar fuqishëm, pas mposhtjes së Robert Helenius brenda raundit të parë në New York.

Përpara ndeshjes së rikthimit, menaxheri i Wilder, Shelly Finkel, mori një ftesë për të folur në telefon nga menaxheri i Joshua-s, Eddie Hearn.

Pas përfundimit të raundit të parë të deklaratës së Joshua-s, “Hall of Famer”-i e la derën hapur për bisedime me menaxherin e boksierit.

“Unë gjithmonë kam thënë se nuk kishte asnjë arsye për të folur para ndeshjes, por ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me të”, tha Finel për tabloidin britanik “The Sun”.

Finkel madje është i përgatitur të marrë Wilder-in jashtë vendit, qoftë për një marrëveshje me vlera të mëdha monetare në Lindjen e Mesme apo për një përballje në Angli.

Joshua dhe Wilder nuk arritën të bien dakord për kushtet gjatë vitit 2018-2019, kur dyshja ishin të pamposhtur dhe mbanin të katër titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën super të rëndë.

Që atëherë, boksieri britanik ka humbur tre nga pesë ndeshjet e tij të fundit. Ndërkohë Wilder u mposht disa muaj më parë nga Fury, në ndeshjen e tretë mes tyre brenda pak kohësh, kur të dy ndanin nga një fitore.

Joshua kohët e fundit nuk arriti të binte dakord me Fury-n për kushtet për Betejën Britanike në dhjetor.

Kjo e lë Finkel-in të besojë se fituesi i medaljes së artë olimpike të vitit 2012, ka pak rrugë fitimprurëse për të eksploruar, përveç një përballjeje me Wilder-in.

Ky i fundit, i cili mbush 37 vjeç këtë javë, ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm tre vjet në këtë sport, para se të tërhiqet në moshën 40-vjeçare.

Kështu që Finkel dëshiron një kthim të shpejtë deri në mars për të nisur dy përballje të mëdha të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore