Sport

Joshua dëshiron me çdo kusht meçin me Fury-n


Eddie Hearn, një promovues i kampionëve më të mëdhenjë të sportit të boksit, thotë që Joshua dëshpërimisht e kërkon meçin kundër Tyson Fury-t.

Ndeshja ishte e planifikuar për këtë muaj, deri sa me një vendim arbitrar, Fury u detyrua të përballej për herë të tretë me Deontay Wilder.

Joshua mbron titujt e tij WBA, IBF dhe WBO kundër Oleksander Usyk.

Promovuesi i Joshua-s, Eddie Hearn, thotë që ai nuk kishte fare mbështetje nga kampi i Fury-t për të organizuar dyluftimin.

“Nuk dua të flas keq për ekipin e Fury-t, por unë nuk iu besoj atyre”, u shpreh Eddie Hearn.

“Puna jonë është kundër Oleksander Usyk, gjithçka tjetër është pa rëndësi tani”.

“Unë besoj se Tyson po ashtu e dëshiron meçin kundër Anthony-t”, vazhdoi ai, “e dijmë se është ndeshja më e kushtueshme në boksin aktual”.

“Do jem i shokuar nëse ndeshja e tyre nuk do të ndodhë asnjëherë”, tha Hearn.

Nëse dyshja fitojnë duelet e tyre, përballë Wilder dhe Usyk, atëherë ata me shumë mundësi do të përballen me njëri-tjetrin.

Nëse kjo ndodhë, atëherë kjo do të ishte lufta e parë për të fituar të gjithë katër titujt, ose për të qenë kampion i padiskutueshëm, për herë të parë që nga viti 2000.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore