Sport

Joshua: Besoj se ka jetë përtej tokës


Anthony Joshua ka shprehur besimin e tij se ka jetë tjetër në univers, por ka treguar se kjo mund të jetë diçka ndryshe nga ajo që njerëzit i quajnë alienët.

Ish kampioni i peshave të rënda deklaroi se një alien mund të jetë thjesht një krimb që jeton në ujë në një planet tjetër.

“Ajo që ne i quajmë alienë mund të jenë jetë jashtëtokësore, jetë normale”, tha ai për The Sun.

“Mund të jetë një krimb i vogël që jeton në ndonjë ujë në një planet tjetër”.

“Më duket çmenduri që po lundrojmë në mes të universit tani”.

“Unë mund të vazhdoj me orë të tëra. Unë besoj se ka jetë tjetër në univers”, përfundoi britaniku.

Joshua është planifikuar të përballet me Oleksandr Usyk më 20 gusht në përpjekjen e tij për të rifituar titujt e tij ËBA, IBF, ËBO dhe IBO.

“Patjetër që dua fitoren”, tha Joshua disa javë më parë.

“Siç kam thënë gjithmonë që nga fillimi, qëndroni të uritur. Vetëm duhet të mbahet motivimi lart”, shtoi Joshua.

“Gjërat ndodhin në jetë. Por elasticiteti, qëndrueshmëria mendore dhe qëndrueshmëria do të mbizotërojnë gjithmonë, kështu që ne jemi ende në rrugën e padiskutueshme.

“Jam i fokusuar në objektivin që është ulur atje, i fokusuar te titujt dhe, me dashtë Zoti, do të performoj dhe do të bëhem tre herë kampion i peshave të rënda”, përfundoi Joshua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore