Përballje

Joseph Diaz vs Shavkar Rakhimov


Nesër në orën 5:00 [13 shkurt] kampioni botëror i peshave të lehta (junior lightweight), 28 vjeçari Joseph “Jojo” Diaz Jr., do të verë rripin e titullit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (International Boxing Federation/IBF) si çmim kundër sfidantit Shavkatdzhon Rakhimov.

Ndeshja do të zhvillohet në Fantasy Spring Resort Casino, në Indio të Kalifornisë/SHBA. DAZN mban ekskluzivitetin e ndeshjes dhe do ta transmetojë në mbi 200 shtete të botës.

Diaz rikthehet në ring pas një pushimi 13-mujor. Kjo mbasi fitoi titullin e tij të parë kundër Tevin Farmer me vendim unanim. Edhe pse u përfol për një përballje të dytë midis tyre, procesi dështoi së realizuari.

Pikërisht për këtë arsye, IBF-ja diktoi ndeshjen e rradhës për Diaz-in kundër Rakhimov-it, i cili u cilësua si “sifdant i forcuar” për të përmbushur kalendarin sportiv të boksit.

Amerikani Jojo (nofka me të cilën identifikohet Joseph Diaz), është përgatitur ta zgjasë rekordin e tij prej pesë fitorsh rresht. Ky rekord pasi u zhvendos një shkallë më poshtë në kategori [featherweight – junior lightweight/featherëeight], duke mbledhur 31 – 1 – 0 në total.

Humbjen e vetme Jojo e regjistron kundër Gary Russell Jr. (19 maj 2018).

26 vjeçari nga Taxhikistani i Rusisë, mban peshën më të madhe ndërsa pret të ndeshet me kundërstharin më të zotë të karrierës së tij deri më sot. Ekspertët parashikojnë një ndeshje të njëanëshme, por përformanca dhe rekordi i Rakhimov-it (15 – 0 – 0), tregon se çdo gjë mund të ndodhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore