Sport

Jordi Alba luajti i sëmurë përballë Bayern-it


Jordi Alba luajti për 74 minuta në humbjen 0-3 të Barcelonës përballë Bayern Munich.

Mbrojtësi spanjoll lëshoi vend në fushë për debutimin e të riut Alejandro Balde.

Alba nuk kishte një paraqitje pozitive, duke gabuar shumë pasime dhe duke lëshuar terren në fazën mbrojtëse.

Mirëpo, pas ndeshje u zbulua se ai kishte qenë i sëmurë.

Para ndeshjes Jordi Alba kishte temperaturë 38.5 dhe diarre.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti kishte vendosur së bashku me trajnerin që të ndërmernin rrezikun. Por, kjo nuk i ndihmoi katalunasve.

Jordi Alba para momentin të zëvendësimit

Madje, shumë tifozë të Barcelonës janë hedhur në sulm të trajnerit Koeman.

Disa nuk e kuptojnë pse trajneri holandez vendosi ta rrezikojë Alba-n kur ishte vetëm ndeshja e parë e grupit.

Alba do të mungojë në seancën stërvitore sot, por ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Granada-s të hënën., edhe pse nga fusha doli duke çaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore