Basketboll

Jordan do e prezentojë Kobe Bryant në “Hall Of Fame”


Në bazë të arritjeve gjatë rrugëtimit të tyre në NBA, lojtarët më të mirë futen në “Naismith Hall Of Fame”, ku bëjnë pjesë lojtarët më të mëdhenjë të historisë.

Kobe Bryant, Tim Duncan e Kevin Garnett kanë rradhën që të futen në “Hall Of Fame” në vitin 2021, pasi ceremonia e vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Naismith Memorial ka postuar listën e njerëzve për të prezantuar klasën e nderuar të vitit 2020, të udhëhequr nga Michael Jordan duke nderuar Kobe Bryant.

Jordan, i cili foli në shërbimin përkujtimor të Bryant në shkurt 2020, do të prezantojë gjithashtu trajnerin e grave në Baylor Kim Mulkey, duke e bërë Jordanin të vetmin person që paraqet më shumë se një kandidatë gjatë ceremonisë së “Hall Of Fame”.

Lidhja mes Jordan dhe Bryant ishte shumë e veçantë dhe më e thellë sesa të tjerët e dinin, megjithëse kjo doli në dritë kur Jordan mbajti fjalimin e tij të përzemërt në shërbimin përkujtimor pas vdekjes së Bryant, ku Jordan-it i dolën edhe lot duke folur për legjendën e Lakers.

“Kur fillova ta njihja, doja të isha vëllai i madh më i mirë që mund ai mund të kishte”, kishte thënë Jordan.

Kur Jordan u fut në “Hall Of Fame”, ai ishte bërë “meme” dhe ishte qeshur nga e gjithë bota, pasi ai kishte filluar të çajë gjatë fjalimit të tij.

Në shërbimin përkujtimor të Bryant , pasi fillon të qajë, Jordan kujton këtë ngjarje the thotë se “I premtova gruas që nuk do qaja, por kjo tregon çfarë ndikimi ka Kobe Bryant tek unë”.

Bryant ka vdekur me 26 janar të vitit 2019, emocionet nuk do mungojnë në ceremoninë e Hall of Fame, ku ndoshta do mund të shohim edhe një “meme” tjetër të Jordan duke qarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore