Lajme

Johnson “zhvesh” petkun e kryeministrit për luftarakun britanik


Kryeministri britanik në largim Boris Johnson, ka fluturuar me një avion luftarak Typhoon.

Politikani mori pjesë në një stërvitje rimbushjeje karburanti gjatë fluturimit.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi britanik “Sky News”.

Stërvitjet janë zhvilluar gjatë javës së kaluar.

Videoja e publikuar tregon se si avioni mbushet me karburant në ajër pranë luftarakut në të cilin ndodhet Johnson.

Politikani planifikoi të mbante një fjalim në shfaqjen ajrore të Farnborough-ut.

“Nuk do ta kem problem t’ia dorëzoj kontrollin dikujt tjetër, por kushdo qoftë, mund t’ju ​​them se do të gjëmojnë motorët binjakë të kësaj qeverie konservatore”, u publikua nga media një pjesë e fjalimit të Johnson.

Më 7 korrik, Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër britanik.

Johnson tha gjithashtu se ai do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore dhe kreu i ri i qeverisë.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace shihej si pretendenti kryesor për rolin e kryeministrit të ardhshëm.

Sipas sondazhit të fundit të kompanisë britanike YouGov, ai ishte edhe përpara Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss.

Më 9 korrik, ai njoftoi se nuk do të merrte pjesë në betejën për postin e kreut të Partisë Konservatore dhe qeverisë së vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore