Lajme

Johnson kritikohet për marrëveshjen e Brexit lidhur me peshkimin


Kryeministri britanik, Boris Johnson është kritikuar nga përfaqësuesit e peshkimit gjatë vizitës së tij në Skoci.

Sipas tyre, marrëveshja e tij për Brexit-in “nuk kishte arritur pritshmëritë”.

Drejtuesit e Peshkimit paralajmëruan për një “humbje” të punëtorëve të huaj në industri në prag të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i vetëm i BE -së dhe bashkimi doganor më 1 janar.

Ai dëgjoi ankesat për burokracinë e re dhe vonesat që rezultuan nga Brexit të cilat kanë goditur industrinë në veri të kufirit.

Kryeministrit iu bashkua sekretari i biznesit Kwasi Kwarteng, ministri i Zyrës së Skocisë David Duguid dhe udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross për një takim me krerët e një numri organizatash peshkimi në Fraserburgh të enjten e 5 gushtit.

Shefi ekzekutiv i Shoqatës Skoceze të Ushqimeve të Detit, Jimmy Buchan, “sfidoi” Johnson-in për numrin e stafit të humbur në industri si rezultat i Brexit, i cili ka zvogëluar në mënyrë dramatike numrin e punëtorëve sezonalë në Skoci dhe ka pasur një ndikim në sektorin e prodhimeve të detit.

Pas takimit me kryeministrin, Buchan tha se  “ka kërkuar siguri që qeveria do të punojë ngushtë me ne për të zgjidhur mungesën kritike të punës”.

Gjithashtu shefi ekzekutiv bëri me dije se Johson u pajtua se kërkohej një fushatë për të inkurajuar të rinjtë në industri dhe nevojën për veprime të drejtpërdrejta për të frenuar largimin e punëtorëve jashtë shtetit.

Elspeth Macdonald, shefi ekzekutiv i Federatës së Peshkatarëve Skocezë, tha se Johnson kishte për detyrë të mbështesë sektorin.

Macdonald ngriti shqetësime në lidhje me përplasjet midis interesave të komunitetit të peshkimit dhe sektorit të energjisë në rritje në det të hapur, përpara një vizite nga Johnson dhe Kwarteng.

“Më shumë energji e rinovueshme është thelbësore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por ne gjithashtu duhet të pranojmë se peshku është një ushqim proteinik i shëndetshëm me një gjurmë karboni shumë të ulët në krahasim me të gjitha burimet e tjera shtazore dhe bimore”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore