Kosova

Johnson i ofron mbështetje Kurtit në luftën ndaj korrupsionit


Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në premtimet e tij për luftim të korrupsionit e sundim të ligjit.

Në një letër drejtuar Kurtit duke e uruar për marrjen e detyrës si kryeministër, Johnsoni ka vlerësuar lartë miqësinë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai është shprehur se Britania është e përkushtuar në “integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë”.

“Mezi presim të punojmë bashkë si partnerë për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit për Kosovën dhe rajonin e gjerë. Mirëpresim dhe ju përkrahim në prioritetet e brendshme të forcimit të sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, ka thënë Johnson në letrën e tij.

“Shpresojmë që rezultati historik i zgjedhjeve të 14 shkurtit ofron mundësi të reja për Kosovën që të bëjë progres në dialogun me Serbinë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike si përkrahje për programin ambicioz të reformave”.

Letra e Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore