Aplikacione

Joe Biden qorton Amazon-in publikisht


Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë fjalimit në Pittsburgh, Pennsylvania, për ngritjen e barrës së taksave për kompanitë shumëkombëshe dhe ngritjen e normës së taksave të korporatave, veçoi kompaninë teknologjike Amazon për mospagimin e taksave federale.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se plani i infrastrukturës i presidentit Biden, rrit normën e taksës së korporatave në 28% nga 21% që ka qenë.

Sipas një dokumenti informimi prej 25 faqesh të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, plani ndryshon kodin e taksave për të mbyllur boshllëqet që lejojnë kompanitë të lëvizin fitimet jashtë shtetit.

Për sa i përket Amazon-it, Biden ka deklaruar se ajo është një nga 91 kompanitë e Fortune 500 që “përdorin boshllëqe të ndryshme ku nuk paguajnë asnjë qindarkë të vetme në taksën federale të të ardhurave”.

Kjo është në kontrast “të ashpër” me familjet e shtresës së mesme që paguajnë mbi 20% të taksave.

Në fjalën e tij, Biden është shprehur se “unë nuk dua t’i dënoj, por kjo është thjesht e gabuar”.

Nga ana tjetër, një zëdhënëse e Amazon-it është kundërpërgjigjur duke shkruar në platformën Twitter mbi kredinë tatimore për kërkimin dhe zhvillimin nga Jay Carney, shefi i politikave dhe komunikimeve publike të kompanisë dhe ish-sekretar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në kohën e presidentit Barack Obama.

“Nëse kredia tatimore është një ‘shteg’, sigurisht që Kongresi e synon atë me forcë”, ka thënë ajo duke shtuar se “kredia tatimore R&D ka ekzistuar që nga viti 1981 dhe u zgjodh 15 herë me mbështetje dypalëshe, duke u bërë e përhershme në vitin 2015 nga një ligj i nënshkruar nga presidenti Obama”.

Reuters sqaron se, pasi pagoi 0 dollarë taksa federale për dy vite rresht, Amazon-i nisi të paguante taksën federale të të ardhurave në vitin 2019.

Biden ka pasur edhe herë tjetër përplasje me Amazon-in. Në vitin 2019, ai tha se asnjë kompani që gjeneron miliarda fitime nuk duhet të paguajë një taksë më të ulët se sa zjarrfikësit apo mësuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore