Bota

Joe Biden drejt njohjes së gjenocidit armen, sipas burimeve


Turma të mëdha armene-amerikanë duke marshuar gjatë një përkujtimore vjetore të vdekjes së 1.5 milionё armenëve nën Perandorinë Osmane, në Los Anxhelos të Mërkurën, 24 prill 2019. Turqia pretendon se vdekjet në vitin 1912 ishin për shkak të luftës civile dhe trazirave.

Joe Biden pritet të njohë zyrtarisht masakrën e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë luftës së parë botërore si një akt gjenocidi, thonё zyrtarët amerikanë.

Masa e parashikuar – diçka që Biden ishte zotuar të bënte si kandidat – flitet tё rrisё tensionet nё marrёdhёniet tashmё tё ashpёrsuar me udhëheqësin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Zyrtarët e administratës nuk e kanё informuar ende administratёn e Turqinë dhe Biden ende mund të ndryshonte mendim, sipas një zyrtari.

Nga ana tjetёr ligjvënësit dhe aktivistët armene-amerikanë po lobojnë që Biden t’a bёjё njoftimin para ose nё Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit Armen, e cila do të mbahet të shtunën.

Një mundësi është që Biden tё njoh gjenocidin në shpalljen vjetore të ditës së përkujtimit të lëshuar nga presidentët.

Turqia pranon se shumë armenë që jetojnë nё Perandorinë Osmane u vranë në përleshje me forcat Osmane gjatë luftës së parë botërore, por konteston shifrat dhe mohon që vrasjet ishin orkestruar sistematikisht apo se përbëjnë një gjenocid.

Një grup dypartiak prej më shumë se 100 anëtarësh të Dhomës i nёnshkruan të mërkurën një letër Biden duke e thirrur atë të bëhej presidenti i parë i SHBA-sё që njohu zyrtarisht mizoritë si gjenocid.

“Heshtja e turpshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbi faktin historik të gjenocidit Armen ka zgjatur për shumë kohë dhe duhet të marrë fund. Ne ju nxisim të ndiqni angazhimet tuaja dhe të flisni të vërtetën”, shkruajnё ligjvënësit.

Ministri i jashtëm i Turqisë ka paralajmëruar ndёrkohё administratën e Biden se njohja do të “dëmtojë” lidhjet SHBA-Turqi.

New York Times dhe The Wall Street Journal raportuan së pari se Biden po përgatitet të pranojë gjenocidin.

Nëse kjo ndodh, Biden me siguri do të përballet me shtytje nga Turqia, e cila ka shtypur me sukses presidentët e mëparshëm për të anashkaluar çështjen.

Marrëdhënia midis Biden dhe Erdogan ka qenё mё sё shumti e ftohtë. Më shumë se tre muaj nga presidenca e tij, Biden ende nuk ka folur me të.

Biden u prit me zemёrim nga zyrtarët turq gjatë fushatës së tij presidenciale vitin e kaluar. Pas një interviste me New York Times, Biden mbështeti opozitën e Turqisë kundër “autokratit” Erdogan.

Por nuk mund tё flitet njёsoj pёr marrёdhёnien e Erdoğan me ish presidentin Donal Trump, tё cilёt flitet se gëzonin një “miqёsi” tё mirё.

Komitetit Kombëtar Armen të Amerikës, gjithashtu ka filluar një fushatë për të inkurajuar Biden të njohë gjenocidin.

Hamparian, drejtori ekzekutiv i Komitetit Kombëtar Armen të Amerikës tha se shpreson qё Biden t’a ndjek çёshtjen e lёnё pezull qё prej administratёs sё Barack Obamёs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore