Lajme

Joe Biden bisedon për herë të parë me Presidentin kinez Xi Jinping


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, konfirmoi linjën e ashpër të SHBA-së ndaj Kinës dhe ndaj ekspansionizmit rajonal gjatë telefonatës së tij të parë me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Xi Jinping-u mbrojti politikat e Kinës si çështje të sovranitetit. Ai i tha udhëheqësit të SHBA-së se konfrontimi do të ishte një “katastrofë. Sipas medias shtetërore kineze Jinping-u i bëri të dyja palëve të shmangnin gjykimet e gabura.

Kjo thirrje vjen disa orë pas njoftimit të Biden-it, për krijimin e një task-force në Pentagon për Kinën dhe pas vizitës zyrtare të një zyrtari të Departamentit të Shtetit me Përfaqësuesin e Tajvanit në SHBA.

Mbështetja e SHBA-së ndaj Tajvanit dhe kërcënimet nga Pekini për “ bashkim” janë nga çështjet më të më të ndjeshme në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Kjo çështje u ngrit nga Biden-i dhe gjatë telefonatës së zhvilluar.

“Bisedova sot me Presidentin Xi për t’i përcjellë urimet më të mira popullit Kinez për vitin e ri hënor. Ndava gjithashtu disa shqetësime në lidhje me praktikat ekonomike të Pekinit, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe presionin ushtarak të Kinës ndaj Tajvanit.

“I thashë se do të bashkëpunoj me Kinën kur të përfitojë populli amerikan ”,  tha Biden-i.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se gjatë bisedës Biden-i ngriti zërin për shtypjen në Hong-Kong dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në rajonit e Xinjiang-ut.

Gjatë telefonatës u diskutua për sigurinë globale të shëndetit, praktikat ekonomike të Pekinit, ndryshimin klimatik dhe parandalimin e përhapjes së armëve.

Media shtetërore kineze tha se të dy udhëheqësit kishin “shkëmbyer përshëndetje me rastin e Vitit të Ri Kinez dhe kishin shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet kryesore ndërkombëtare apo rajonale”.

Xi gjithashtu paralajmëroi Biden që të merret me kujdes me çështje si Hong Kong, Taiwan dhe Xinjiang, të cilat ai tha se ishin “çështje të brendshme” në lidhje me integritetin territorial të Kinës.

Task-forca e re e Pentagonit në Kinë përbëhet nga 15 anëtarë të udhëhequr nga një këshilltar i lartë i Lloyd Austin, Sekretarit të Departamentit. Grupi do të rishikojë sigurinë kombëtare dhe strategjinë ushtarake të SHBA-së ndaj Kinës.

Sjellim në vëmendje se marrëdhënia e administratës Trump-it  me Pekinin filloi ngrohtësisht dhe Shtëpia e Bardhë në atë kohë e përshkroi telefonatën e parë të Trump-it me udhëheqësin kinez si “jashtëzakonisht të përzemërt”.

Sidoqoftë, gjatë qeverisjes së Trump-it marrëdhëniet u dobësuan,  pati përplasje mbi tregtinë, pandeminë dhe abuzimet e Kinës ndaj të drejtave të njeriut dhe fqinjëve rajonalë, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore.

Shitjet e armëve amerikane në Tajvan u rritën në mënyrë dramatike gjatë drejtimit Trump-it.  Ndërkohë që  ushtria kineze  u zgjerua dhe modernizua, tensionet  midis dy vendeve u rritën.

Administrata e Biden-it  është duke rishikuar sanksionet dhe tarifat e vendosura nga Trumpi, Administrata aktuale ka deklaruar se do të vazhdojë të ndjekë një linjë më të ashpër se ajo e mbajtur gjatë mandatit të Obamës.

Rikujtojmë se Ambasadorja de facto e Tajvanit, Bi-khim Hsiao, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pranoi ftesën zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

Pjesëmarrja e zonjës Hsiao në inaugurim shënoi herën e parë që Tajvani përfaqësohej zyrtarisht në një betim presidencial që kur Washington-i transferoi njohjen diplomatike nga Taipei në Pekin, në 1979.

BE- Kinë

Sjellim në vëmendje se kohët e fundit Bashkimi Evropian (BE) miratoi draftin e një pakti investimi me Kinën që përfshin një angazhim të fortë dhe të verifikueshëm kundër punës së detyruar në Kinë duke u bazuar tek rregullat e ILO-së. Pakti synon mbrojtjen e Ujgurëve dhe Kazakëve. Duhet një marrëdhënie e qëndrueshme me Kinën, megjithëse ajo do të mbetet një rival i fortë, por jo me koston e injorimit të disa parimeve themelore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore