Sport

Joao Cancelo-s i mjaftojnë 17 minuta për të dhuruar asistin e parë me Bayern (VIDEO)


Joao Cancelo ishte një nga transferimet më surprizuese të kësaj merkato janari, teksa la Manchester City-n për Bayern Munich-un.

Mbrojtësi portugez është zgjedhur për të luajtur në formacionin e parë këtë të mërkurë në Kupën e Gjermanisë, ku bavarezët po përballen me Mainz-in.

Atij i mjaftuan vetëm 17 minuta në fushë për të lënë gjurmën e parë. Ai ishte njeriu asist te goli i parë i sfidës i realizuar nga Eric Maxim Choupo-Moting.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore