Sport

Joan Mir: “Ajo që bën Rossi është e pabesueshme”


Moto GP

Kampioni i ri i botës në Moto GP, Joan Mir Mayrata, i skuadrës Suzuki, lartëson Valentino Rossi-n.

Ai shprehu admirim për Rossi-n gjatë një interviste për gazetën spanjolle ‘Sport’:

Nuk kam fjalë, ajo që po bën Rossi është e pabesueshme” – thotë kampioni i botës, duke shtuar më pas – “Ka nga ata që e ftojnë të tërhiqet, por Valentino beson në vetvete dhe e ka ende pasion motoçikletën. Me këtë qëndrim, është normale që ai të vazhdojë të garojë në atë nivel dhe të ketë arritur të fitojë kaq shumë ”.

Këtë vit Joan Mir arriti ta sfidonte “Doktorin” (nofka e Valentino Rossi-t) në pistën e Misano-s në Itali, duke ia mohuar atij podiumin e 200-të:

Ai do të ketë kohë për ta kompensuar atë, por unë kam më shumë nevojë të ngjitem në podium se ai” – pèrfundoi Mir.

23 vjeçari nga Palma de Mallorca e Spanjës, ka fituar dy Çmime të Mëdha (Grand Prix); veç atij të fundit në 2020, edhe në 2017. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore