Sport

Joan Laporta flet për Superligën, premton për rikthimin e saj


Gjatë muajit prill, projekti i Superligës shkaktoi tërmet në të gjithë botën e futbollit.

12 klube u mblodhën së bashku për të krijuar një ligë të re që cilësohej si “e ardhmja e futbollit”.

Por, pas protestave të shumta nga tifozët, klubet një nga një filluan që të largoheshin nga ky projekt.

Në fund, mbetën vetëm tre skuadra, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid.

Presidenti i sapozgjedhur i katalunasve, Joan Laporta, në një intervistë, ka japur detaje ekskluzive rreth këtij projekti, dhe si është e ardhmja për të.

“Projekti i Superligës është gjallë”, filloi ai.

“Ekipet krijuese të Superligës nuk ishim ne, ose Real Madrid-i, ata ishin Liverpool dhe Manchester United”.

Ai pastaj foli rreth Paris Saint-Germain, duke thënë se mos përfshirja e tyre në projekt, ishte tërësisht lëvizje politike.

“Çfarë rastësie që një skuadër e mbajtur nga një shtet (PSG, Katar), që refuzoi të marrë pjesë në Superligë, po investon më shumë se asnjëherë në skuadrën e tyre, çfarë rastësie që ata lejohen të dyfishojnë pagat e futbollistëve të tyre”.

“Ne duam t’i ndihmojmë edhe skuadrave të vogla. PSG, Katari dhe UEFA nuk e duan këtë”, tha Laporta.

“Sapo të marrim dritën jeshile nga Gjykata e Drejtësisë Europiane, do të krijojmë ligën më të fortë në botën e sportit, të gjithë do të na bashkohen”, tha ai.

“Shikojeni UEFA-në. Kërcënime, presion, gjoba, ata janë një monopol. Por, një epokë e re po vjen, do të duhet pak kohë, por kjo është e pashmangshme”, vazhdoi presidenti i Barcelonës.

Ai premtoi që Superliga do të kthehet, dhe ajo do të jetë “liga më kompetitive në botë, dhe do të bazohet në meritokraci dhe solidaritet”.

Ai tha që tani janë në bisedime të vazhdueshme me forcat ligjore për të ndëshkuar UEFA-në për veprimet e tyre.

Në sipërfaqe, Superliga mund të duket si punë e kryer, por në prapaskenë, diçka e madhe po përgatitet.

Këtë e konfirmon i pari Joan Laporta, e shpejt pritet ta konfirmojnë edhe figura tjera të mëdha të futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore