Sport

Joan Laporta – fitues i zgjedhjeve te FC Barcelona


Me më shumë se 55% të votave nga anëtarët e klubit, Joan Laporta është zgjedhur president i ri i klubit katalunas.

Laporta në total, ka fituar 30,184 vota.

Ai ka fituar këto zgjedhje përballë dy kandidatëve tjerë: Victor Font dhe Toni Freixa.

Font ka përfunduar në vendin e dytë me mbi 30% të votave.

Font në total ka fituar: 16,679

Ndërkohë, i fundit ka përfunduar Freixa me vetëm 9% të votave.

Freixa: 4,769.

Joan Laporta kthehet në këtë mënyrë te Barcelona për herë të dytë.

58 vjeçari ishte president i Barcelona-s gjatë kohës së artë të Rijkaard dhe Guardiola, nga viti 2003 deri në vitin 2009.

Presidenti te Barcelona ndryshohet pas gjashtë viteve ku në krye të blaugranave ishte Josep Maria Bartomeu.

Detyra kryesore e Laporta-s do jetë nxjerrja e klubit nga kriza e thellë financiare prej një miliardë e 178 milionë euro.

Laporta ka premtuar tre gjëra kryesore: “Ringjallja” e akademisë së klubit, transferime të tipit Mbappe/Haaland, mbajtja e Leo Messi-t në skuadër.

Se si do shkojë presidenca e tij e dytë në klubin katalunas, do tregojnë ditët nga 8 marsi e deri te përfundimi i detyrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore