Sport

Jo vetëm Real Madrid dhe Barcelona, një gjigand tjetër kërkon Wirtz


Florian Wirtz është një nga talentet më premtues në Evropë. Lojtari i Bayer Leverkusen ndiqet me interes të madh nga Real Madrid dhe Barcelona.

Edhe pse për momentin, Wirtz është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë që pësoi sezonin e fundit, interesimi për të sa vjen e shtohet.

Sipas mediave gjermane, pas Real-it dhe Barça-s, Bayern Munich është klubi i radhës që interesohet për mesfushorin e avancuar.

Bavarezët janë ekip ekspert kur vjen puna për te gjetja e lojtarëve më të talentuar dhe që luajnë me pjesën tjetër të skuadrave gjermane. Ndaj Wirtz nuk bën përjashtim.

19-vjeçari para se të dëmtohej, kishte arritur të regjistronte 31 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke realizuar 10 gola dhe 14 asistime.

Wirtz ka kontratë në “Bay Arena” deri në verën e 2027. Sipas “Transfermarkt” vlera e tij në tregun e transferimeve shkon në rreth 70 milionë euro. Megjithatë, duket e vështirë se Leverkusen do të heqë dorë prej tij pa 100 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore