Film

Jo vetëm ‘fantazi e zezë’ në “Cannes 2021”


Finalja e Festivalit "Cannes"

Edicionin e 74-të të Festivalit të Filmit “Cannes”, përkatësisht çmimin kryesor, atë të “Palmës së Artë”, e ka fituar filmi “Titane” i regjisores franceze, Julie Ducournau.

Madje, triumfi i filmit “Titane” u shpall aksidentalisht nga presidenti i jurisë së festivalit, Spike Lee, i cili e theksoi atë në mënyre të paqëllimshme gjatë një fjalimi përmbyllës.

Lidhur me këtë veprim të Lee, dy anëtarët e tjerë të jurisë, Tahar Rahim, nga e majta dhe Melanie Laurent e Kleber Mendonca Filho nga ana e djathtë, e kanë shikuar çuditshëm panelistin teksa e kanë dëgjuar deklaratën e tij, e cila kishte nxitur shumë komente konfuzioni.

Në anën tjetër, “Titane”, i takon zhanrit horror dhe vazhdimisht shfaq skena seksi mes një vrasëse të re dhe një makine, ndërsa është cilësuar nga filmat më tronditës që kanë marr pjesë në “Cannes”.

“Titane” është një film i regjisores, Julia Docournau të cilin “Neon” do ta publikojë gjatë këtij viti, ndërsa kjo fitore e bën Julian, regjisoren e dytë grua në historinë e festivalit, e cila ka fituar çmimin kryesor të “Cannes”.

Para saj, gruaja e cila e kishte rrëmbyer “Palmën e Artë”, ishte Jane Campion me filmin “The Piano”, në vitin 1993.

Regjisorja franceze, Julia Docournau gjatë fjalimit të saj rreth fitores së “Titane” në “Cannes”.

Gjatë fjalimit të saj në skenë me rastin e tërheqjes së çmimit, Julia është shprehur e emocionuar teksa ka thënë – “A është kjo e vërtetë? Nuk e di pse po flas anglisht tani sepse unë realisht jam franceze. Por kjo mbrëmje ka qenë thjesht kaq perfekte”.

Bong Joon Ho gjatë fjalimit në naten finale të “Cannes 2019”.

Vitin e kaluar, festivali prestigjioz i filmit në “Cannes” nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë së Coronavirus-it, ndërsa i fundit që e kishte fituar “Palmën e Artë” të vitit 2019, ishte filmi “Parasite” i Bong Joon Hon.

Gjithsesi, “Cannes” kishte një mori procedurash sigurie, duke përfshirë mbajtjen e maskave gjatë shfaqjeve dhe testeve të shpeshta të COVID19 për të pranishmit.

Ndërkaq, çmimi i dytë më prestigjioz i festivalit, “Grand Prix,” u nda për filmat “A Hero” dhe “Compartment No. 6” të regjisorit iranian Asghar Farhadi, drejtuar nga Juho Kuosmanen.

Kasti i filmit “Annette” në “Cannes 2021”.

Regjisori francez, Leos Carax, fitoi çmimin për “Regjinë më të mirë”, falë muzikës së krijuar për filmin “Annette”, në të cilin luajnë Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Filmi shtjellon historinë e një këngëtarjeje të operës të vlerësuar globalisht e cila nga lidhja me një aktor të komedisë presin në jetë fëmijën e tyre të parë dhe jeta e tyre merr plotësisht kahje tjetër.

Renate Reinsve gjatë pranimit të çmimit “Aktorja më e mirë” e “Cannes 2021”.

Aktorja norvegjeze, Renate Reinsve, u shpall “Aktorja më e mirë”,  për rolin e saj në filmin “The Worst Person in the World” , ndërsa aktori amerikan, Caleb Landry Jones mori në shtëpi çmimin si “Aktori më i mirë” mashkull, për rolin e tij në filmin “Nitram”- i cili përqendrohet rreth një xhirimi masiv në 1996 në Australi.

Caleb Landry Jones gjatë pranimit të çmimit “Aktori më e mirë” i “Cannes 2021”.

As në këtë edicion nuk munguan yjet e Hollywood-it të cilët i dhanë shkëlqim tapetit të kuq të festivalit prestigjioz “Cannes”.

Bella Hadid, Sharon Stone dhe Tilda Swinson ishin disa nga yjet më të përfolura për pjesëmarrjen e tyre në netët finale të edicionit të 74-të të Festivalit të Filmit – “Cannes”.

Bella Hadid në tapetin e kuq të “Cannes 2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore