Sport

‘Jo’ rikthimit te Sporting, flet Jorge Mendes


Para pak ditësh u fol rreth një rikthimi të mundshëm të Cristiano Ronaldo-s në Portugali te skuadra e tij e parë, Sporting Lisbon.

Por, këto aludime u përkujdes që t’i mohojë agjenti i Cristiano-s, Jorge Mendes.

Ronaldo filloi karrierën e tij në akademinë e klubit portugez dhe debutoi me skuadrën e parë në moshën 17-vjeçare, para se një vit më pas të largohej për te United.

Sporting Lisbon-a fitoi titullin të shtunën e kaluar, pas 19 vitesh.

“Cristiano është shumë i lumtur që Sporting-u fitoi titullin dhe këtë e shfaqi publikisht”, thotë Jorge Mendes.

“Por”, vazhdon ai, “për momentin, rikthimi në Portugali nuk është në planet e tij”.

Nëna e Cristiano-s, për fansat e Sporting-ut që e festuan titullin afër shtëpisë së saj, iu premtoi që do të tentojë që ta sjellë birin e saj përsëri në Portugali.

“Do të flas me Cristiano-n dhe t’i them atij të kthehet”, tha Dolores Aveiro.

Por, siç zbulon Jorge Mendes, e ardhmja e afërt nuk e sheh Cristiano-n përsëri në vendlindje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore