Sport

“Jo”, përgjigjja e Porto-s për Tottenham-in


Tottenham-it i është refuzuar një ofertë prej 45 milionë eurove nga Porto për Luis Diaz.

Antonio Conte po kërkon që të përforcojë skuadrën para mbylljes së merkatos së janarit, dhe Luis Diaz është shfaqur si një emër i mundshëm.

Spurs po përgatiten për një javë të komplikuar, me futbollistë që do largohen por edhe do afrohen.

Skuadra e drejtuar nga Conte shpreson që të sigurojë shërbimet e Adama Traore këtë javë.

Por, për shërbimet e Luis Diaz, ata duhet të përmirësojnë ofertën.

Anësori i Porto-s ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurove, dhe oferta e parë e Tottenham-it nuk e ka tunduar klubin portugez.

Diaz, një sulmues kolumbian me 31 paraqitje, është një ndër talentët më premtues në Evropë, ku ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje këtë edicion.

Përveç Tottenham-it, ai është i lidhur edhe me një lëvizje te Manchester United.

Conte i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që skuadra ka nevojë për përmirsim, nëse dëshirojnë të konkurrojnë me më të mirat e Premier League.

Ai dëshiron edhe përforcimin në mesfushë.

Emrat e përmendur janë Sofyan Amrabat i Fiorentina-s, e poashtu edhe Franck Kessie i Milan.

Spurs janë të gatshëm të shesin lojtarë poashtu, dhe Tanguy Ndombele është gati të bëhet largimi i parë.

Pas tij, Alli, Lo Celso janë emrat tjerë që priten të largohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore