Sport

Jiri Prochazka, kampion në UFC dhe në testet antidoping


Photo by Chris Unger/Zuffa LLC

Një raport i fundit ka konfirmuar se Jiri Prochazka, kampion në UFC, është testuar 51 herë për përdorim droge nga USADA që nga fillimi i vitit.

Gjatë dy viteve të fundit, shumë pak luftëtarë kanë pasur një ndikim kaq të madh në UFC sa Prochazka. Ai ka bërë krenare Republikën Çeke, pasi ka fituar 3-0 që nga promovimi i tij dhe po qëndron në krye të tabelës për peshat e rënda.

Është një udhëtim i nisur kohë më parë dhe tashmë ai po përjeton ëndrrën e bërë realitet. Ndaj nuk është shumë befasuese ecuria e tij pozitive.

Photo by Jeff Bottari/Zuffa LLC

Por, agjencia e anti-doping e ka testuar shumë shpesh çekun, aq sa konsiderohet rekord.

Bazuar në të dhënat nga historia e testeve të atletëve të USADA-s, Prochazka ka dorëzuar 24 mostra për testimin e drogës në muajin e kaluar dhe 27 gjithsej në tremujorin e tretë të 2022.

51 mostrat e Prochazka janë absolutisht në vendin e parë, duke lënë pas Manel Kape dhe Kamaru Usman, të cilët të dy vijnë si nënkampionë me nga 15 mostra secili.

Emra të tjerë të shquar në listë përfshijnë Neil Magny, Rose Namajunas, Paulo Costa, Jorge Masvidal dhe Henry Cejudo, me këtë të fundit që u rikthye në testimi rreth gjashtë muaj më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore