Jetesë & Stil

Jessie J, në një lidhje me Channing Tatum


Këngëtarja e njohur Jessie J flitet se ka nisur një lidhje me aktorin Channing Tatum. Mediat rozë shkruajnë se aktori i njohur dhe këngëtarja britanike janë bërë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Deri tani nuk kishte asnjë fakt sa i përket kësaj lidhjeje, mirëpo këngëtarja me një postim në Instastory na ka lënë vend për dyshime.

 

Gjatë hapjes së shfaqjes në Magic Mike, Jessie J u ka bërë thirrje të gjithëve të mos e humbasin këtë shfaqje. Jessie J ka deklaruar hapur mbështetjen e saj ndaj aktorit. Ajo postoi një foto në rrjetet sociale, ku të dy dukeshin shumë të lumtur.

Rikujtojmë se Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej 9 vitesh. Së fundmi, artistja ka dhënë edhe një lajm jo fort të mirë për veten. Ajo ka treguar se, pas një kontrolli të kryer te mjeku, mësoi se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore