Lajme

Jerrie Mock, gruaja e parë që pilotoi rreth globit


Jerrie Mock, e cila si një pilote relativisht e paprovuar arriti të bënte në 1964 atë që Amelia Earhart nuk arriti dot, duke u bërë gruaja e parë që fluturoi e vetme nëpër botë.

Kur u ngrit më 19 mars të 1964, nga Columbus, Ohio, Mock ishte një shtëpiake dhe pilote rekreative 38-vjeçare, e cila kishte regjistruar 750 orë kohë fluturimi.

Ajo u kthye më 17 prill. Plot 29 ditë, 11 orë e 59 minuta më vonë, pas një udhëtimi 23 mijë milje mbi Atlantikun, Mesdheun, Detin e Kuq, Gjirin e Omanit, Detin Arabik dhe Paqësorin, me ndalesa në Azoret, Kazablanka, Kajro, Karaçi, Kalkuta, Bangkok dhe Honolulu, ndër vendet e tjera.

Ajo u bllokua nga erërat e forta në Bermuda dhe luftoi me motin e ashpër midis Casablanca-s dhe Bone-s në Algjeri. Ajo fluturoi mbi 1 mijë e 300 milje mbi Paqësorin nga Guam në ishullin e vogël Wake, pa sinjalet tokësore. Midis Bangkok-ut dhe Manila-s, ajo fluturoi mbi Vietnamin e luftës.

“Diku jo shumë larg po bëhej një luftë”, shkroi ajo më vonë, “por nga qielli sipër, të gjithë dukeshin paqësor”.

Mock dhe burri i saj, Russell, ishin gjysmë pronarë të aeroplanit, një motori 11-vjeçar Cessna 180 me emrin Shpirti i Kolombit (duke evokuar Frymën e St. Louis, avioni Charles Lindbergh fluturoi i pari Solon e Atlantikut 37 vite më parë).

Aeroplani i Mock’s ishte modifikuar për udhëtimin. Tre nga katër vendet e tij ishin hequr dhe rezervuarët e karburantit ishin instaluar në vend të tyre.

Radioja dhe pajisjet e vozitjes ishin shtuar, megjithëse siç tregonte ajo në librin e saj të vitit 1970, “Tre-Tetë Charlie” (një referencë për numrin serik të aeroplanit, i cili përfundoi në 38C), ajo së shpejti zbuloi se teli i radios ishte këputur, duke e lënë pa kontakt nga toka gjatë udhëtimit të saj të parë, në Bermuda.

Atë verë, revista Flying pyeti zonjën Mock pse kishte ndërmarrë një udhëtim kaq të paparashikueshëm vetëm.

“Ishte koha që një grua ta bënte atë”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore