Sport

Jerome Boateng po hetohet për vdekjen e ish gruas së tij


Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosjen e ish-të dashurës së tij Kasia Lenhardt, pasi rezultatet e ekzaminimit të autopsisë zbuluan që modelja kishte një vesh të dëmtuar.

Modelja 25-vjeçare u gjet e vdekur nga policia më 10 shkurt të këtij, e cila një javë para e të vdiste i dha fund lidhjes me futbollistin gjerman.

Futbollisti gjerman e akuzoi modelen e ndjerë, se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij, dhe se kishte bërë shantazh për të qëndruar me të.

Kasia kishte thënë se do të tregonte gjithë të vërteten pasi të merrte veten nga ndarja dhe pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem, shprehej në rrjete sociale se ishte gati të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Sipas mediumit gjerman “Bild” raportohet se autopsia e modeles ka nxjerrë dëmtim të një prej veshëve të saj dhe ka dyshime se një dëmtim të tillë ia ka kryer 32-vjeçari gjerman.

Kryeprokurorja e Mynihut ka deklarauar se kanë marrë disa informacione të reja në kontekstin e hetimit, që do të vijojë edhe më tej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore