Lajme

Jeremiç s’e përjashton një tjetër Luftë Botërore – “Lufta e Ftohtë ShBA-Kinë nuk do të jetë e ftohtë”


Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç

“Lufta e Ftohtë”, mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, “mund të mos jetë edhe aq e ftohtë”, konsideron Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç.

Jeremiç me anë të një enumeracioni sentencash, artikuloi atë që, sipas tij, rrezikon të rezultojë në një luftë potenciale botërore.

“Bota”, sipas Jeremiç, “po bën hapa të mbrapsht gjeopolitikë”, dhe se, “njëjtë sikurse recensioni ekonomik që prodhon depresion, edhe recensioni gjeopolitik do të prodhojë depresion”.

“Depresioni gjeopolitik do të thotë luftë botërore”, deklaroi Jeremiç.

Jeremiç thotë se Lufta e Ftohtë mes dy super fuqive ka gjasa “të kalojë në një fazë shumë më të rrezikshme, e cila vetëm e ftohtë nuk do të jetë”.

“Marrëdhëniet mes Kinës dhe ShBA-së në një masë shumë të madhe do të varen nga ajo se në cilën anën do të lëvizë bota, si në këtë gjeneratë e si në të ardhmen. Për këtë arsye niveli aktual i marrëdhënieve mes Washington-it dhe Beijing-ut është jo i mjaftueshëm për nga cilësia që të jemi optimistë”, ka deklaruar Jeremiç.

Përgjegjësinë ndaj të gjithë komunitetit ndërkombëtar, Jeremiç thotë se “e kanë ShBA-ja dhe Kina”.

“Për shkak se askush nuk ëstë potent si ato. Askush në kuptimin gjithëpërfshirës nuk mund të krahasohet ushtarakisht, ekonomikisht, shkencërisht dhe teknologjikisht, por as edhe për nga kuptimi biologjik me ShBA-në dhe Kinën”.

“Kur flasim për recension, zakonisht veshi na e kapë një tingull ekonomik. Por sikurse në ekonomi, ashtu edhe në gjeopolitikë, d.m.th në marrëdhënie ndërkombëtare, ka cikle – cikle pozitive edhe negative”.

“Praktikisht të paralizuar”, sipas Jeremiç, “janë Kombet e Bashkuara sot”.

“Vendimmarrja është praktikisht e paralizuar, sepse në pjesën kryesore të trupës së saj, në Këshillin e Sigurisë, gati se asgjë kurrë nuk mund të kalojë. Çarjet janë të thella, kurse në anën tjetër ke tre Anëtarët e Përhershëm, ShBA-në, Britaninë e Madhe, dhe Francën, ndonjëherë iu bashkohet Kina, ndonjëherë Kina dhe Rusia janë vetëm bashkë, por pasi që të dyja anët janë Anëtarë të Përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, shumë pak gjëra mund të kalojnë, sepse në mënyrë që diçka të kalojë, është e domosdoshme që asnjë anëtar i përhershëm të mos i vendosë veto”, tha Jeremiç.

Një atmosferë e tillë, tha ai, është shpërndarë gjithandej trupave tjerë të OKB-së, si dhe në organizata të tjera të cilat kanë karakter multilateral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore