Lajme

Jep dorëheqje U.D drejtori i Spitalit të Ferizajt


Spitali i Ferizajt.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Isa Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Dr. Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së në Facebook.

Tutje, në njoftimin e SHSKUK-së është thënë se në detyrë të drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.

“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Dr. Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Dr.Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore