Lajme

Jens Stoltenberg, kandidat për guvernator i Bankës Qendrore së Norvegjisë


Shefi i NATO-s dhe ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, është një nga kandidatët për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore.

Të mërkurën e 15 dhjetorit, Ministria e Financave ka publikuar listën e aplikantëve, ku të regjistruar janë 22 persona.

Një ditë më parë, Stoltenberg në një deklaratë për shtyp konfirmoi se kishte aplikuar për këtë pozicion.

“Më kanë kontaktuar nga Ministria e Financave që në muajin nëntor, për të më pyetur nëse do të doja të aplikoja për këtë pozicion. Tanimë e kam bërë këtë. Ndihem shumë i motivuar për të marrë vendin e punës”.

Banka Qendrore e Norvegjisë

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë së Punës mori detyrën e shefit të NATO-s më 1 tetor 2014. Ai do të largohet nga posti më 30 shtator 2022.

Stoltenberg shtoi se ministria ka sqaruar se historia e tij si ish-kryeministër dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nuk bie ndesh me rregullat e bankës qendrore.

“Unë ia kam bërë të qartë Ministrisë së Financave se nëse marr postin, nuk do të mund të anëtarësohem derisa të skadojë mandati im në NATO më 1 tetor 2022”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore