Jetesë & Stil

Jennifer Lopez: Ndjej sikur nuk i përkas Hollywood-it


Jennifer Lopez - Artiste

Artistja latine, Jennifer Lopez, e njohur për këngët e saja të veçanta si dhe rolet aktrimit në disa prej filmave më të suksesshëm në botë, së fundmi ka “tronditur” publikun, ndërsa ka thënë se ndihet sikurse nuk i përket “Hollywood-it”.

Këtë, Lopez, e ka bërë të ditur me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj të biznesit, “JLO Beauty”, ndërsa mes tjerash ajo ka folur për rëndësinë e grave latine, por edhe ndjenjave që shpesh herë ndihen “si të huaja”.

Jennifer Lopez.

“Ne jemi të patrembura dhe të fuqishme, të afta të arrijmë gjithçka që vendosim”.

“Kemi atë rëndësinë të ndihemi sikur i përkasim diçkaje por ama ndihemi të huaj, kështu ndihem edhe unë në Hollywood. Shpesh ndjej që nuk i përkas atij vendi”, ka thënë Jennifer Lopez, ndërsa po komunikonte më ndjekësit e saj dhe ishte veshur me një fustan të veçantë me ngjyrë të verdhë.

Mes tjerash, ajo kishte një mesazh për gratë në përgjithësi, jo vetëm për ato latine.

Jennifer Lopez.

“E vetmja mënyrë për tu ndjerë e bukur është ta pranosh veten siç je”, ka përfunduar Lopez

Gjithsesi, këngëtarja dhe aktorja, Lopez, së fundmi më shumë se me artin e saj, në qendër të vëmendjes ka qenë falë lidhjes që ajo kishte rifilluar pas shumë vjetësh me regjisorin, Ben Affleck.

Pos që shfaqen bashkë kudo, si në ambiente private ashtu edhe në tepihët e kuq të evenimenteve gala, dyshja, Lopez e Affleck, janë të kujdesshëm edhe me dhurata.

Kësisoj, Ben, së fundmi i kishte dhuruar për ditëlindjen e 52-të të J.LO-së, disa bizhuteri unike të krijuara posaçërisht për këngëtaren.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme”.

“Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeqësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, kishte shpjeguar një person që e kishte ndihmuar Ben Affleck në këtë drejtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore