Stil

Jennifer Lopez, gruaja e dytë në historinë e personazheve publikë me kaq shumë unaza fejese


Duket sikur të gjithë duan të martohen me Jennifer Lopez! Thënë kjo, duke pasur parasysh sa shumë herë këngëtarja ka marrë unaza si shenjë e dashurisë në këto 25 vite.

Ajo është e dyta në radhë pas Elizabeth Taylor, e cila ka marrë propozime për martesë plot tetë herë.

A është Jennifer Lopez një Elizabeth Taylor e shekullit të 21-të?

Mbase po! Por, këtë herë unaza që i dhuroi Ben Affleck, pas 20 vitesh dhe për të dytën herë, mund të jetë e fundit për të.

Fansat e një prej çifteve më të dashur të fillim viteve 2000 janë të bindur se Ben dhe JLo nuk do të ndahen më.

Ata u fejuan para 20 vitesh, por pak para martesës hoqën dorë nga finalizimi i dashurisë.

Megjithatë, tani gjërat duket se janë ndryshe dhe çifti i ribashkuar do e ketë fundin e lumtur bashkë, duke shkruar një kapitull të ri të historisë së dashurisë.

The green diamond engagement ring. Ipa photo
Unaza e dhuruar nga Ben Affleck

Përse mediat e konsiderojnë Jennifer Lopez vajzën e diamanteve dhe unazave?

Më tej, do ju risjellim në kujtesë gjithë unazat që i janë dhuruar ndër vite këngëtares dhe vlerat e tyre që, me kalimin e kohës, janë rritur.

Siç pritej rekordin e shpenzimit më të madh e “mban me krenari” Ben Affleck.

Në vitin 1997, Jennifer Lopez u fejua me Ohani Noa, biznesmen kuban. Ai i dhuroi një unazë floriri me diamant, e cila kapte vlerën e 100 mijë dollarëve. Çifti u nda në 1998-ën.

   

Në vitin 2001, JLo u fejua dhe martua me një prej balerinëve të trupës së saj, Cris Judd.

Unaza e fejesës kishte një diamant të bardhë dhe vlente 100 mijë dollarë. Lopez dhe Judd u divorcuan në 2002-shin.

   

Pasi u njohën në setin e filmit “Gigli”, në vitin 2002, Ben Affleck i dhuroi aktores një diamant 6.10 karat në ngjyrë rozë. Në cepat e tij ishin edhe dy diamante të tjerë të vegjël që plotësonin dizajnin.

Sipas raportimeve të asaj kohe, vlera e unazës ishte 2.5 milionë dollarë. Ben dhe Jen u ndanë në 2004-ën, pak para dasmës.

 

Në vitin 2004, aktorja dhe këngëtarja e njohur u martua me yllin e muzikës latine Marc Anthony, i cili i dha një unazë me diamant 8.5 karat dhe me diamante të tjerë në cepa.

Vlera e saj u tha se kapte 4 milionë dollarët. Çifti janë prindër të binjakëve Max dhe Emme dhe u divorcuan në 2011-ën.

   

Unazën e pestë, Jennifer Lopez e mori nga ish-sportisti Alex Rodriguez, i cili i dhuroi një unazë me diamant 15 karat, që thuhet se kishte vlerën 1-5 milionë dollarë. Pasi e shtynë dasmën dy herë, çifti u nda përfundimisht në 2021-shin.

 

Dhe së fundmi, 20 vite pas romancës së parë të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u ribashkuan. Pa mbushur akoma një vit nga hera e parë që paparacët i fotografuan bashkë, diva e muzikës konfirmoi në “website”-in e saj se është fejuar.

Këtë herë aktori i dhuroi një unazë me diamant jeshil 8.5 karat, që kap vlerën 5-10 milionë dollarë. Guri në fjalë thuhet se është shumë i rrallë, ndaj edhe vlera e tij është kaq e lartë.

Ngjyra e zgjedhur një rastësi?

Aspak! Aktorja e konsideron ngjyrën jeshile si fatsjellëse, referuar këtu fustanit ikonik “Versace” që veshi në vitet 2000 në “Grammys” dhe një vepre arti që ka të varur në zyrën e saj, ku në qendër është një zog në ngjyrë jeshile.

 

Marrë nga “Vanity Fair”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore