Jetesë & Stil

Jen Shah, shpallet e pafajshme mbi akuzat për krim dhe mashtrim


Ylli i serisë televizive “Real Housewives of Salt Lake City”, Jen Shah, u shpall e pafajshme mbi akuzat për drejtimin e një skeme telemarketing – pasi prokurorët e akuzuan atë në “në nivelin më të lartë” të mashtrimit, nga çka ajo fitoi të paktën 5 milion dollarë “të ardhura nga krimi”.

Aktorja, 47 vjeçare, mbetet e lirë me një obligim pagese prej 1 milion dollarësh që u vendos pas arrestimit të saj mbi akuzat e komplotit për të kryer pastrim parash dhe për dyshimin se kishte pasur qindra viktima në mashtrimin që ajo mbante jashtë me bashkë-komplotistët dhe që përfshinte gjashtë shtete.

Shah, u thirr nga Utah për gjykimin e saj në gjykatën federale të Manhattan-it, ku ajo i tha një gjykatësi se ajo u deklarua “e pafajshme” për të dy akuzat.

Ndihmësi i avokatit, Kiersten Fletcher i kërkoi një gjykatësi të vendosë një koso të tipit bono, prej 1 milion dollarësh të siguruar me 250 mijë dollarë para ose pronë, për Shah dhe secilin nga grupi i saj, përfshirë edhe asistentin e saj personal, Stuart Smith.

Por, edhe Smith, gjithashtu u shpall i pafajshëm.

Në anën tjetër, Fletcher shtoi se dyshja kishte “kompani të shumta” dhe se vetëm një prej këtyre kompanive kishte “marrë jo më pak se 5 milion dollarë të ardhura nga krimi vetëm gjatë viteve të fundit të skemës”.

“Ne besojmë se 250,000 dollarë janë një siguri modeste në dritën e madhësisë së mashtrimit këtu dhe qasjes së zonjës Shah në të ardhurat e mashtrimit,” tha Fletcher.

Gjykatësi federal i Manhattan, Sidney Stein, vuri në dukje se formularët e zbulimit financiar të Shahut ku llogaria dukej të kishte qenë në kujdes e sipër, por që shumat e parave brenda nuk arsyetohen dot.

“Cili do të mendonte se ajo mund ta bënte ketë duke pasur parasysh figurën e saj publike”, shtoi Stein.

Në seancën e fundit dëgjimore, avokati i Shah, Daniel Alonso, tha se klienti i tij pajtohet me obligacionin prej 1 milion dollarësh, por tha se nuk ishte e nevojshme ta bënte atë të vendoste 250,000 dollarë shtesë për ta siguruar atë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore