Uncategorized

Java më e keqe e Bitcoin-it që nga marsi


Rënia e papritur e çmimit të Bitcoin-it këtë javë ka ngritur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e kriptomonedhave.

Çmimi për Bticoin-in ka rënë 14% këtë javë, duke shënuar rënien më të madhe që nga marsi. Bitcoin ishte i qëndrueshëm të premten, duke mbajtur konstant nivelin afër 31 mijë dollarëve.

Analistët kanë paralajmëruar një rënie nën 30 mijë dollarë të çmimit në ditët në vazhdim.

Duke marrë në konsideratë luhatjen e shpeshta, çmimi i kriptomonedhës mund të kalojë mbi 35 mijë dollarë ose mund të ketë rënie në 30 mijë dollarë gjatë të premtes.

Rritja e Bitcoin-it në një rekord prej gati 42 mijë dollarësh në 8 janar pasqyron rrezikun që kriptomonedha përbën në tregjet financiare.

Komentet e fundit nga Janet Yellen, kandidates për Sekretare të Thesarit e SHBA-së, kanë ndikuar negativisht në tregjet e kriptomonedhave.

Në seancën e saj para Senatit, Yellen e komentoi kriptomonedhën si një faktor shqetësues për financimin e terrorizmit dhe krimit.

Bitcoin u tregtua me 31 mijë e 649 dollarë të premten./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore