Lajme

Java e parë e shkurtit me mot të ndryshueshëm dhe reshje bore në Kosovë


Prishtinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së parë të shkurtit në Kosovë pritet të ketë mot të ndryshueshëm, ku temeperaturat pritet të bien deri në minus tetë gradë Celcius.

Ndërkaq të martën kushtet atmosferike do të jenë asisoji që do të ketë edhe reshje bore në vend.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmsoferikë”.

“Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në tetë gradë Celcius, derisa temperaturat minimale zbresin deri në minus shtatë gradë Celcius”, shkruan IHK.

Të martën vranësirat e dendura që do të përfshinë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore, shkruan në njoftim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore