Jetesë & Stil

Java e Modës në Paris


Java e Modës në Paris, është rikthyer pas një pauze të gjatë.

Ky eveniment është tepër i rëndësishëm në të gjithë botën, pasi Dior, Chanel, Hermes dhe Louis Vuitton janë ndër emrat më të mëdhenj që prezantojnë veshjet e tyre në sfilatë.

“Ne jemi shumë të lumtur për kthimin e tyre dhe praninë e markave të tjera të mëdha”, tha Pascal Morand, kreu i Federatës Franceze për Haute Couture dhe Fashion, për AFP.

Shfaqjet live janë rikthyer në Londër, Milano dhe Nju Jork këtë vit, pasi shumica e stilistëve vitin e kaluar u transferuan në internet falë COVID-19.

Por, si në shenjë se pandemia nuk ka përfunduar, mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm në të gjitha shfaqjet këtë javë në Paris.

Givenchy do të mbajë prezantimin e parë të vërtetë në sfilatë nga drejtori i ri artistik amerikan Matthew Williams, i cili ka sjellë një element të stilit të rrugës në markën historike franceze.

Ndër emrat e tjerë për të parë janë Balenciaga, e cila kohët e fundit bëri bujë me mbulesën e saj të diskutueshme tërësisht të zezë, kokë e këmbë të veshur nga Kim Kardashian në Met Ball në Nju Jork.

Saint Laurent gjithashtu po kthehet me një shfaqje, pavarësisht se kur ra pandemia ishte i pari që u largua nga kalendari zyrtar i Modës së Parisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore