Sport

Java e dështimeve të mëdha në superiore, radha e Laçit


Tre skuadra kishin mundësi që të paktën përkohësisht të ngjiteshin në vendin e parë, por të gjitha dështuan.

Fillimisht Teuta kundër Bylisit, pastaj Partizani përballë Skënderbeut dhe sot Laçi ndaj Apolonisë.

Ndeshja në Laç përfundoj me rezultat të barabartë 1-1.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, pasi e para ishte e qetë dhe nuk kishte asnjë rast.

Ishte Shehu ai që në fillim të pjesës së dytë i dha Laçit epërsinë prej 1-0.

Laçi dominoi ndeshjen deri në fund por nuk arriti që të gjej golin e dytë.

Dhe, kur u duk që gjithçka do përfundonte me fitoren e vendasve dhe ata do ngjiteshin në krye të tabelës, Diop shënoi për 1-1.

Me këtë barazim të Laçit, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e parë në pritje të ndeshjes së tyre përballë Kukësit.

Laçi me këtë barazim ngjitet në vendin e tretë me 41 pikë, aq sa ka Teuta dhe Vllaznia me një ndeshje më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore