Shqipëria

Jaupi: Partitë të respektojnë masat gjatë fushatës


Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga stadiumi Air Albania, ku po vijon procesi i vaksinimit për policët.

“I bëj thirrje partive politike në mënyrë të vazhdueshme për respektimin e masave anti-Covid. Ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë. Gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë”.

Jaupi u ka bërë thirrje edhe përkrahësve të këtyre partive, që “të respektojnë masat mbrojtëse, duke vendosur maskat”.

Ndër të tjera, Jaupi ka bërë me dije edhe disa shifra gjatë pandemisë. “Tetë policë fatkeqësisht kanë humbur jetën për shkak të Covid-19”, tha ai. “Nuk kemi pasur numër të shtuar infektimesh, por përqindja ka qenë si gjithë popullata”.

“Në ambiente të mbyllura kemi vendosur gjoba”, ka përfunduar drejtori i Policisë së Tiranës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore